TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend, ritheksoi se sot rritja e çmimeve 50% vjen nga faktorë të brendshëm.
Gjithashtu ajo u shpreh se inflacioni në Shqipëri ka filluar që shtator të vitit të kaluar.
“Këtu u diskutua që inflacioni në Shqipëri është më i ulët se në vende e tjera të rajonit.
Por inflacioni këtu ka filluar që vjet në shtator dhe kjo është ngritur me shqetësim nga opozita. Sot rritja e çmimeve dhe inflacioni vetëm 50 % vjen nga Eurozona dhe 50% vjen nga faktorë të brendshëm.
Këto që janë në qeveri dhe na bëjnë në shkollë gjithë ditën, këto shifra i lexojnë? Duhet të kesh vullnet politik për këto gjëra”, tha ajo.