AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 14:37

Vlorë, gjendet një person i mbytur në det

Vlorë, gjendet një person i mbytur në det

Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Vlorës.

Trupi i viktimës është gjetur në  në mes të dy kalatave të portit të Vlorës.

Personi i gjinisë mashkullore  është evidentuar ne det nga  një  traget, e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.

Ndërkohë ekipet përkatëse po nxjerrin trupin e viktimës nga deti.

Dyshohet se viktima është rreth 50 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.