AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 13:39

Erion Braçe denoncon në Kuvend: Paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave

Erion Braçe denoncon në Kuvend: Paratë e krimit të

Deputeti i PS Erion Braçe ka denoncuar sot në Kuvend aktivitetin e paligjshëm të kriptomonedhave, ku tha se përmes tij po pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

Braçe kërkoi nga institucionet të bashkëpunojnë për të parandaluar këto veprimtari kriminale.

“Aktiviteti i kriptomonedhave, kemi miratuar bazën ligjore por nuk ka asnjë qoftë monedhë qoftë sipërmarrje të licencuar në këtë fushë.

Ndërkohë na dëshmohet në media se aktiviteti ishte i hapur publik në mes të Tiranës i lidhur me veprimtari të tjera kriminale.

Pastrim i i parave përmes kriptomonedhave ne një xhiro nga Londra në Tiranë.

Ashtu është si thotë AMF, që ky autoritet mbikëqyr atë që është e ligjëruar por çfarë do të bëjmë, pas? Kur ky aktivitet grumbullon para e përthith brenda vetes të tjerë e të tjerë.

Kur kërcënohet stabiliteti financiar i vendit mendoj që institucionet duhen bërë një të bashkëpunojnë e godasin veprimtarinë kriminale.

Po ju them që paratë e krimit të organizuar në këtë vend dhe paratë e korrupsionit më pas, po pastrohen përmes kriptomonedhave.

Atëherë çfarë do të bëjmë?

Arritjet unë i duartrokas ama ka probleme që i sjell koha, i kemi përballë e me të cilat duhet të përballemi jo duke ndryshuar rregullorët, por si e parashikon ligji.

Bashkëpunoni dhe goditeni këtë krim”.