AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 15:50

Shpallet në kërkim ish-punonjësi i zyrës postare, dyshohet se i vodhi pensionin e tre muajve një qytetareje

Shpallet në kërkim ish-punonjësi i zyrës postare, dyshohet

Policia ka shpallur në kërkim një ish-punonjës të zyrës postare në Bajram Curri.

Ai akuzohet për “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi është denoncuar nga një person nga Durrësi.

Sipas policisë, 58-vjeçari R. P. nuk i ka dorëzuar pagesat e pensionit të nënës të riut nga Durrësi, për tre muaj.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasin R. P., 58 vjeç, banues në Tropojë, ish-punonjës i zyrës postare në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. B., 37 vjeç, banues në Durrës, se 58-vjeçari nuk i ka dorëzuar pagesat e pensionit të nënës së tij, për 3 muaj.