AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 13:15

“Shqipëria do të ngrihet në këmbë”- Berisha sulmon Ramën: Qenie e përçudnuar. Ik sa të duash, je i pashpresë! Paraardhësi yt Enver Hoxha është…

“Shqipëria do të ngrihet në këmbë”- Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryeministrin Rama se nuk po dënon krimet serbë në Kosovë.

Sipas Berishës, nuk mundet që Shqipëria të ecë përpara me këtë kryeministër, duke paralajmëruar se do të ngrihet në protestë.

Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancë kur foli Berisha, por ky i fundit deklaroi se ikja e tij nuk e shpëton, por e bën atë njeri të pashpresë.

“Një njeri që vetëm vjedh, ndikon dhe rrit çmimet në stratosferë. A do të pranojmë ne këtë njeri që ju mashtron nga mëngjesi në darkë.

A do të vazhdojmë të pranojmë këtë njeri? Vetëm fëmijë në Kosovë të masakruar, theruar, vrarë janë 1400, po ka fëmijë ky njeri, është njeri ky njeri mos zonjë se je dhe avokatja e tij më e flaktë që nuk na jep as fjalën për procedurë.

Ku e ka ky autoritetin të flasë, ti krahasojë me viktimat e agresorë të luftës së dytë botërore.

Le të flasin autoritetet e Kosovës, meqë nuk ndjen asgjë për ta, meqë ndihesh padron i atyre që masakruan.

Pse përdhos parlamentin me qëllime të tilla. Kush të lejon ty të falësh gjakun e tyre. Çfarë lidhje ke ti me ta?

Paraardhësi yt Enver Hoxha është akuzuar pas Hitlerit për infaticid. Doktori i vetëm në Evropë.

Unë nuk them se i ke vrarë ti ata. Por mungesa e ndjeshmërisë totale të akuzon si një qenie të përçudnuar. Ik sa të duash, je i pashpresë.

Do t’ja them te gjitha në sy, shesh me shesh e rrugë më rrugë. Shqipëria do ngrihet e tëra, sepse nuk mund të pranohet kjo. Vidhni dhe mashtroni. Vidhni   me interesa të kredive që keni marrë”, tha Berisha.