TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin për aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Kryetari i PD ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.
Postimi i plotë:
Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e ???????? duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë.
1/2 Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. pic.twitter.com/26HnmBLVz5
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 20, 2021