TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjevor të Peqinit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një shtetas 75-vjeçar është rrëzuar nga një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.