AKTUALITET, 27 Tetor 2022, 21:12

“Zgjedhje për mbijetesën e Berishës dhe Metës”/ Mërtiri: Opozita nuk e mund dot Ramën

“Zgjedhje për mbijetesën e Berishës dhe Metës”/

Sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” tha se nuk ka asgjë të re nga marrëveshja e sotme PD-PL. Ai e cilësoi prezantimin e nënshkrimit të marrëveshjes si një spektakël dhe u shpreh skeptik për fitoren e opozitës, përballë Ramës, sepse, sipas tij, nuk ka as moral dhe as imazh.

“Këtu s’ka asgjë të re sepse që Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në aleancë me njëri-tjetrin, këtu s’ka asgjë të re, madje edhe kur z. Basha nuk i kishte fort mirë punët me z.Meta, z. Berisha i kishte. Interesante është se ata e celebruan këtë gjënë jo të re sikur këtu ka ndodhur ndonjë ndryshim epokal sikur SHBA dhe Rusia po gjejnë gjuhën e përbashkët për luftën në Ukrainë. Një ceremoni protokollare, show mediatik, që nuk prodhon gjë. Sa për efektin politik, të dy bashkë, madje të gjithë bashkë korpusi opozitar nuk e mund dot Ramën në kushtet ku ndodhet opozita. Problemi i opozitë është PD, lokomotiva që udhëheq gjithë vagonët dhe për sa kohë ajo është në gjendje të pashëndetshme, madje të mjeruar në aspektin moral, nga imazhi që ka krijuar, sado t’i shtojmë vagonë të tjerë kësaj lokomotive, nuk i tërheq dot dhe nuk mundet ta çojë opozitën drejt fitores. Këto zgjedhje nuk janë çështje bashkiake, por për mbijetesën e Sali Berishës dhe duke qenë në aleancë bashkë, edhe të Ilir Metës. Këto zgjedhje do të përdoren si truk nga Berisha për të marrë partinë në mënyrë të plotë, pra ai i sheh këto zgjedhje si instrument mbijetese”-tha Mërtiri.