AKTUALITET, 27 Tetor 2022, 18:03

Hakerat nxjerrin të dhënat e Edi Ramës, shumë udhëtime me avionë charter (detajet)

Hakerat nxjerrin të dhënat e Edi Ramës, shumë udhëtime
Foto ilustrim: Edi Rama dhe publikimi i hakerave

Hakerat që sulmuan Shqipërinë kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Rama, ku përfshihen të dhënat e ID-ve të ndryshme që përdor kryeministri, fotografitë e tij në dokumentat e identifikimit dhe të gjithë udhëtimet jashtë vendit që prej vitit 2005.

Në dokumentin e publikuar, vihet re se një pjesë e konsiderueshme e udhëtimeve të Ramës, qindra udhëtime, janë kryer me avionë charter, veçanërisht kohët e fundit.

Udhëtimet me charter të Ramës kanë qenë shpesh në vëmendjen e publikut, pasi opozita ka artikuluar akuza, se kryeministri shpenzon para të panevojshme për të udhëtuar me linjë charter. Rama e ka mohuar një gjë të tillë duke deklarura se ai udhëton me linja ajrore të zakonshme si shumica e qytetarëve, madje ka theksuar se ulet në sedilje ekonomike dhe jo në "business class", përveç udhëtimeve të largëta. 

Disa nga udhëtimet e kryeministrit: 

Hakerat nxjerrin të dhënat e Edi Ramës, shumë udhëtime

Pak kohë më parë hakerat publikuan të dhënat personale dhe udhëtimet e kreut të SHISH, Helidon Bendo.