AKTUALITET, 27 Tetor 2022, 19:21

Ambasadori maqedonas flet nga Korça: Marrin pasaporta bullgare për të jetuar në vendet e BE-së

Ambasadori maqedonas flet nga Korça: Marrin pasaporta bullgare për
Ambasadori maqedonas, Danco Markovski

Pasaporta bullgare është shndërruar në mundësi për të jetuar e punuar në vendet e Bashkimit Europian për mijëra shtetas nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danco Markovski, komentoi nga Korça fenomenin që po njeh rritje kryesisht në bashkinë e Pustecit, ku jetojnë minoriteti maqedonas.

"Nga Shqipëria ka mbi 600 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi, në Itali në Britani dhe në vende të tjera të Evropës dhe një pjesë e tyre kanë marrë pasaportat e këtyre vendeve. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e njohin dyshtetësinë dhe treshtetësinë".

Diplomati thekson se ekonomia e dobët e dy vendeve është faktor kryesor.

"Pasaportë bullgare dihet që marrin edhe shtetas maqedonas, edhe në Serbi, por në Maqedoni marrin edhe shtetas shqiptarë pasaporta bullgare. Çdo shtet merr vendimet e veta dhe përgjegjësitë e veta".

Në Shqipëri në prag te reformës se re territoriale dhe Censusit, fqinjët kanë nisur një betejë për pakicat e tyre. Shkupi kërkon nga institucionet shqiptare të  zbatohen standardet europiane.

"Ne jemi të bindur që Censusi i ardhshëm që do të realizohet vitin që vjen do të mbahet sipas çdo standardi europian. Çdo njeri ka të drejtën e tij dhe si çdo jetë pyetja e formularit".

Përplasja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajti peng edhe në Shqipërinë në rrugën e integrimit.