TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jozefina Topalli ka folur për marrëveshjen e firmosur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi, Topalli tha se opozita nuk e ka luksin të nënvlerësojë 100 mijë votat e Ilir Metës, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2021.
Ajo deklaroi se ekzistojnë premisat që opozita, nëse do të krijojë një front të përbashkët, të marrë rezultat të mirë, që do ta ndihmojë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"Nuk është hera e parë që shoh një marrëveshje të tillë. Hera e parë ka qenë në vitin 2009.
Ka qenë një marrëveshje që Berisha dhe Meta nuk e kishin me ndonjë entuziasëm të madh, por kur nuk qeveris dot i vetëm, realizmi politik kërkon një marrëveshje. Sot e kanë quajtur front opozitar përballë një qeverisje që ka marrë të gjithë pushtetet.
Meta nuk është për tu nënvlerësuar sepse ka marrë 100 mijë vota në zgjedhjet e shkuara. 100 mijë vota, asnjë forcë politike nuk mund ti nënvlerësojë.
Nxjerrja e kandidatëve të përbashkët është një ndër pikat. Është hapi i parë, një strategji për tu ndjekur pastaj për zgjedhjet parlamentare.
Nuk mund të harrojmë që zgjedhjet lokale bëhen në kushtet kur opozita ka zero bashki. Kërkohet një sinergji më e madhe e forcave politike, sepse po e fillojmë nga minus.
Nuk ka pse të krijojmë pesimizëm për të mos ja dalë. Janë të gjithë kushtet, që me krijimin e një fronti vërtetë, kundër një mazhorance që ka marrë çdo gjë dhe cdo pushtet, të bëhet hapi i parë i rëndësishëm, për të arritur dhe hapin madhor, zgjedhjet e pas tre viteve", deklaroi Topalli.
