TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Sigurimi i Shtetit ka tentuar ta bëjë bashkëpunëtor dhe ai nuk ka pranuar.
Meta tha në Tv Klan se ai ka future edhe provokator pranë tij dhe ka dështuar. Ai foli për personi me iniciale A.H., duke theksuar se atij i ishte premtuar posti drejtues i Autoritetit të Dosjeve dhe shtoi se sot ai është aktualisht brenda këtij institucioni.
“Avokatit tim Genc Gjokutaj sepse unë kam nisur një proces gjyqësor ndaj Autoritetit të Dosjeve. Avokatit tim nuk i jepen vendimet që janë marrë për ish presidentin Ilir Meta. Nuk ia japin ata. Ndërkohë që e kanë detyrim. Vijmë te Kuvendi, Këtu është një letër që në 28 Korrik, 1 ose 2 ditë pasi u trumaks Lindita Nikolla, Petrit Vasili i ka kërkuar informacion. Ajo i ka kthyer përgjigje ku tregohet se Autoriteti ka vërë veprime të paligjshme.
Rezulton se figuron Ilir Metaj pa qenë gjeneralitetet e mia dhe nëse insyiticoonet do ishte në kushtet e verifikimit rezultatet do të ndryshonin thotë kjo. Këtë që kryetararja e parlamentit ia jep Petrit Vasilit në datë 28, parlamenti nuk ia jep avokatit tim pas një muaji e ca. Sekretari i Kuvendit i thotë, i çojnë certifikatën që është bërë verifikimi që nuk ka pengesë ligjore për të kandiduar për president. Tani parlamenti nuk i çon as dokumentin që i ka çuar Petrit Vasilit. Sepse ky është avokat. Edhe autoriteti edhe Kuvendi sabotojnë një proces të rregullt ligjor. A.H është një person që i ishte premtuar që do bëhej kryetar i autoritetit dhe ishte një person tjetër që i ishte thënë që nëse nuk bëhesh drejtor autoriteti do bëhesh drejtor i SHISH-it.
Harroi të linte në dosje deklaratën e tij në ditën që është ndaluar ku ata i kanë nxjerrë denoncimet dhe përgjimet. Kjo rrëzon gjithçka. Bazuar mbi këtë dokument, që është i tij në atë kohë në prani të Sigurimit të Shtetit dhe i administruar nga ata, zotëria ka bërë kërkesë për korrigjimin e të dhënave. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë veprim ligjor. A.H. e dinë të gjithë. Është brenda autoritetit akoma. Kam një përgjigje. Unë çdo ditë kisha një Ilir Meta tjetër në klasë.
Ai vinte në shtëpinë time dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Nuk e kuptoj se çdo të thotë kjo pyetje. Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor. Ka futur provakator dhe ka dështuar. Nuk kam pranuar të bëhem anëtar i Partisë së Punës. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë për të hapur një deklaratë që unë e kam treguar është trilluar si një histori. U shtohet një emër nga mbrapa për të trilluar të gjithë historinë. Ka prova shkresore për këtë gjë. Sigurimi kur të bënte, i kanë treguar këtu”, tha Meta.