AKTUALITET, 27 Tetor 2022, 22:10

Topalli: Primaret janë ushtrim demokracie, por nuk jam e sigurtë a do të dalë produkti më i mirë

Topalli: Primaret janë ushtrim demokracie, por nuk jam e sigurtë a do
Jozefina Topalli në TPZ

Jozefina Topalli ka folur për primaret në Partinë Demokratike. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Topalli tha se primaret janë një "ushtrim demokracie", megjithatë shprehu dyshime nëse ato do të nxjerrin kandidatët më të mirë. 

Jozefina Topalli: PD, hiq pjesën kur drejtohej nga Basha, kandidatët përcaktoheshin duke marrë mendime nga baza, nga kryesia, etj. Kjo është një mënyrë e re. Është ushtrim demokracie. Nuk jam e sigurtë a do të dalë produkti më i mirë, por njeriu nuk ka pse mos të guxojë. Mendoj se ndoshta duhet të kishte disa kritere. Përshembull nëse do të punosh në administratë, kërkohet CV, etj. Por, është ushtrim demokracie i mirë. Ne kemi qëllim të marrim bashki, sepse jemi me zero. Uroj që primaret të ecin paralelisht me këtë qëllim.

Ylli Rakipi: Mes Këlliçit dhe Alimehmetit për Tiranën, kë do të votoje?

Jozefina Topalli: Nuk mund të më pyesni për këtë.

Enton Abilekaj: Mendoni se duhet me profil politik apo jo politik? 

Jozefina Topalli: Po të më pyesësh për institucionin e Presidentit mendoj se duhet të jetë politik. Për kryetarin e Bashkisë, duhet person me aftësi menaxhuese.