TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, ka shpjeguar se ku ndryshon marrëveshja e sotme mes Metës dhe Berishës nga marrëveshja e vitit 2009 mes tyre.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi, Abilekaj tha se marrëveshja e sotme nuk bazohet në ndarje pushteti dhe tenderash, por është bashkim për të përcaktuar si do të qeveriset pushteti lokal.
"Duke qenë se opozita po bën një akt bashkimi që ngjan në formë me atë të 2021, por në përmbajtje nuk ka asnjë lidhje me atë të 2021. Dalja me flamuj dhe këtë pompozitet është mesazhi i kundërt. Ka një ndryshim të madh jo vetëm nga 2021, por edhe nga 2009, kur Meta dhe Berisha u bashkuan.
Në 2009, Meta mori votat e ekstremit më të majtë. Mori 4 deputetë, me vota njerëzish që dyshuan te Rama se ishte në lojë me Berishën dhe ato vota ia çoi Berishës.
Në këtë rast nuk është kështu. Kemi dy forca politike që kanë bërë një platformë. E mira e kësaj platforme është që nuk bazohet te ndarja e pushtetit, tenderave, por është bashkim që bën përcaktim të mënyrës si do të qeveriset pushteti lokal.
Këtu bëhet kontrasti me qeverinë, është më demokratike. Problemi është, a janë këta njerëzit që e garantojnë këtë? Nuk besoj se janë këta njerëzit, nuk janë shquar për demokraci të madhe. Këta e kanë standartin demokratik pak më të mirë se Rama dhe nivelin e korrupsionit, pak më pak se Rama.
Ofrohen te qytetarët si pak më të mirë se Rama, por kanë përballë edhe një presion shumë të madh ndërkombëtar", deklaroi Abilekaj.