AKTUALITET, 11 Qershor 2023, 20:57

Rrëshqitje dherash dhe inertesh pas stuhisë, bllokohet rruga lidhëse me Gramshin

Rrëshqitje dherash dhe inertesh pas stuhisë, bllokohet rruga

Stuhia e shiut që zgjati më shumë se dy orë pasditen e sotme në rrethin e Gramshit ka dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore.

Në aksin që lidh fshatin Rovje me qytetin ka patur rrëshqitje dherash e inertesh duke sjellë bllokimin e kësaj rruge.

Sipas informacioneve të para, në pjesën e bllokuar të rrugës janë nisur autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen dhe kanë nisur punën për zhbllokimin e këtij aksi.