TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i PD, i shoqëruar nga bashkëshortja, Aurela, ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit, ku kanë studiuar që të dy.
Basha ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Aurelën, teksa shkruan se ka plot emocione dhe kutime të bukura me këtë rikthim në universitet.
“Plot emocion dhe kujtime të bukura rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrehtit. Me ftesë të Rektorit morëm pjesë në pritjen për ish-studentët, një traditë e veçantë e universitetit, që na bashkon me miq dhe kolegë të rinj dhe të vjetër, në një vëllazëri njerëzore e profesionale! #alumniuu #sharingdays”s hkruan Basha në postimin e tij.
Lulzimi dhe Aurela, mendohet se e kanë nisur lidhjen e tyre në këtë universitet për t'u martuar më pas. Basha, pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi ishte zhdukur nga fushata elektorale, ka zhvilluar disa takime me të rinjtë, duke kërkuar rikthimin në krye të PD-së, në zgjedhjet e paralajmëruara më 29 korrik.