TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndryshe nga java e mëparshme, oborri i Universitetit Politeknik këtë paradite është bosh. Pedagogët, që mblidheshin këtu në orën 10:00 për të nisur marshimin, sot kanë njoftuar se do t’u bashkohen studentëve në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Prej një jave, ky oborr ka qenë pikëtakimi i pedagogëve. Çdo ditë në orën 10:00, ata janë mbledhur këtu për të marshuar më pas drejt Kryeminisrisë, në mbështetje të studentëve.
Në qendër të kërkesave të tyre kanë qenë ndalimi i menjëhershëm i dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, si dhe një hetim i pavarur e transparent për përdorimin e forcës.
Këtë të hënë, takimi është lënë drejtpërdrejt përpara Ministrisë së Arsimit, ku pedagogët kanë njoftuar se do bashkohen me studentët.
Ndërkohë, në Universitetin e Mjekësisë, procesi mësimor vijon. As studentët e këtij universiteti, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit, nuk kanë nisur një tubim.
Sindikata e Pedagogëve ka bërë të ditur se bojkoti do të vijojë deri në një njoftim të dytë.