AKTUALITET, 11 Qershor 2023, 13:17

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar se i shkaktoi dëm 1.2 mln euro shtetit bashkë me Fatmir Hoxhajn dhe Alban Rulin.

Të tre këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Fatmir Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave, ndërsa Alban Ruli ishte përmbarues. Ata dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Ata akuzohen se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.

Ilir Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.