TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme banorët e Bërxullës u rikthyen sërish në protestë.
Kryeplaku, Muhamerrem Koni u paraqit para gazetarëve me dokumente, duke thënë se kanë marrë përgjigje nga agjencia e territorit e cila u ka thënë se nuk kanë asnjë informacion rreth rrugës.
Po ashtu, Koni shton se kanë gjetur disa shkelje ligjore në projektin e rrugës.
'Kur kemi nis protestën në datë 1 tetor unë kam komunikuar zyrtarisht me Drejtorinë Rrugore për projektin. Në date 3/11 është edhe me vulë, agjencia e territorit me ka kthyer përgjigje dhe më ka thënë se ata nuk kanë asnjë lloj informacioni rreth rrugës. Në 3 nëntor kjo ka dal nga kryeministria.
Kjo vërteton se rruga nuk ka pasur projekt. Ky është krim, një vepër e rëndë penale.
Elvis Belberi ka thënë se kjo vepër nuk realizohet nga autoriteti rrugor shqiptar.
Ka 9 muaj që sipas dokumentacioneve nuk ndërtohet rruga, pse atëherë ka punime këtu.
Ne i kemi gjetur të gjitha shkeljet ligjore. Nga komunikimet tona zyrtare kuptohet se ata po i shmangen përgjegjësive dhe nuk dinë asgjë se çfarë po ndodh me këtë projekt. Ne i kemi provat dhe me këto prova qëndrojmë sot këtu përpara jush'- tha Koni.