TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që ishte dje pjesëmarrës në përkujtimin e 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot ka zhvilluar një takim me të moshuarit në Kosovë.
Së bashku me Halil Kastratin, një bamirës nga Kosova, presidenti deklaroi se ka vizituar Shtëpinë e të moshuarve në Suharekë, ku shkruan se është një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor.
“Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshem solidariteti njerezor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar.
Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur!”, shkruan Begaj.