TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe ka një mesazh për Albin Kurtin pasi Kosova i konsideroi të rrezikshme domatet që bleu nga Shqipëria dhe kërkoi kontrolle shtesë. Brace publikon video të specave të kuq në një fermë dhe i thotë se janë prodhim me zero mbetje.
Po ashtu i tha se ky prodhim nga fermerët shqiptarë nuk shkon vetëm në Kosovë, por në çdo supermarket europian.
“PAS VERIFIKIMIT TE RREPTE TE DOMATES SONE;
MIKU IM ALBIN,
KY ESHTE PRODHIM ME ZERO MBETJE, ZERO MBETJE!
Mbrojtja biologjike e ben kete!
Patjeter qe do i vij koha te behet-te vije edhe ne Kosove,
pooooor deri atehere eshte mire te kuptohet qe ky prodhim shkon ne cdo supermarket te Evropes!"-shkroi Braçe, duke folur nga një serë me speca.
Kosova ngriti dyshime për domatet që importohen nga Shqipëria se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë më pas tha se, në bazë të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, ato nuk kanë probleme.