AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 14:19

“Rilindja urbane u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro”/Indrit Hoxha: SPAK të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave!

“Rilindja urbane u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro”/Indrit

Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin, i fraksionit të opozitës, që drejtohet nga Sali Berisha, ka deklaruar se ‘Rilindja Urbane" u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë nga kryeministri Edi Rama.

“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetareve 2.2 miliard Euro, ku përfitues janë vetëm 5 kompani! 5-fishi i aferës se inceneratoreve! 5 firma morën nga xhepat e Shqiptareve 50% te buxhetit te shtetit! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet te kërkoje komision hetimor për ketë mega afere korruptive, nderkohë SPAK duhet te nisi menjëherë hetimet sesi u keqpërdoren taksat e qytetareve shqiptar me firmën e Edi Ramës!”, shkruan Hoxha në Facebook.