TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD-së së vulës, nga ku ka deklaruar ristrukturimin e partisë dhe ka bërë thirrje për angazhimin e strukturave në terren.
Basha tha se PD duhet të ketë prioritet luftën kundër korrupsionit.
Ai deklaroi se PD është gati edhe për zgjedhje parlamentare, kurdo që ato të mbahen edhe pse nuk arriti të hyjë në zgjedhjet që do të mbahen për kryebashkiakun e Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit, duke mos gjetur kandidat.
“Demokratët dhe mbarë shqiptarët presin dhe meritojnë një model krejt ndryshe, të politikës së vëmendshme ndaj njerëzve dhe jo të obsesuar me fatin e vet personal, të një politike të ndjeshme dhe të dhembshur, një politikë e njerëzve dhe për njerëzit, që i dëgjon ata dhe u jep zgjidhje problemeve të tyre.
Pas Kuvendit Kombëtar, numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne.
Kemi marrë përsipër, sepse ua kemi kërkuar demokratëve, barrën e rëndë për të ndërtuar një aksion politik ku ndërthuret nevoja jetike për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë ballore, jo selektive me të keqen, dhe një Parti Demokratike bashkëkohore, konkurruese dhe alternativë qeverisëse.
Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit është një mesazh i fortë për të gjithë. Të qartë për përgjegjësinë që kanë mbi supe për ta nxjerrë vendin nga kriza shumë dimensionale ku ndodhet, demokratët vendosën jo vetëm të shohin drejt të ardhmes, por të nisin punën për ta ndërtuar atë”, tha Basha.