AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 08:41

"Njeri i thellë, me përgatitje të madhe"/ Edi Rama "mahnit" zyrtaren italiane, e cila na trondit me superlativat për kryeministrin

"Njeri i thellë, me përgatitje të madhe"/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë, ku ka takuar edhe një zyrtare italiane, drejtore e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi.

Kjo e fundit është shprehur e mahnitur nga kryeministri ynë, duke thënë se “takimi me të ishte edukues”. Lucia Lo Palo ka rrëfyer me fjalët e saj një pasazh nga deklarata e Ramës në këtë event. 

“Njeriu me pasurinë e tij të inteligjencës dhe imagjinatës, - na tha ai pak ditë më parë, - "ka fituar fuqinë për t'i dhënë formë natyrës, duke e abuzuar atë në një mënyrë shpesh të poshtër; por natyra nuk është as e mirë as e keqe dhe gjithsesi vazhdon rrugën e saj, ndonjëherë duke e kthyer rendin aty ku njeriu ka krijuar kryesisht kaos”.

Ajo e cilësoi Ramën si një njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. 

“Kam pasur rastin të takoj një njeri me thellësi, ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. E kënaqur që mund të forcoj këtë miqësi historike mes Arpës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.