AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 13:36

Dyshohet se përdhunoi një të ri, pranga 51 vjeçarit

Dyshohet se përdhunoi një të ri, pranga 51 vjeçarit

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e katër shtetasëve të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Ndër ta edhe një 51 vjeçar, me inicialet A.H, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçar, pa dëshirën e tij. 

Një tjetër shtetas 22 vjeçar, me inicialet I.GJ, ka rënë në pranga për veprën penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndërsa Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- B. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

- B. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Rr., 37 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.