AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 08:21

Zjarr në malin e Shpiragut gjatë mbrëmjes, ndërhyn ushtria dhe helikopteri Cougar

Zjarr në malin e Shpiragut gjatë mbrëmjes, ndërhyn ushtria

Një zjarr i përmasave të mëdha, është përhapur gjatë natës në malin e Shpiragut në Berat, duke u favorizuar nga kushtet atmosferike. 

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natës, forca të shumta zjarrfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë ndërhyrë me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë hedhur ujë nga ajri.

Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e së shtunës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Farmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.