TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

OKB ka reaguar lidhur me fatkeqësinë e madhe që ka goditur Marokun, pas tërmetit vdekjeprurës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nëpërmjet zëdhënësit të tij Stéphane Dujarric, u shpreh se ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori qindra jetë njerëzish.
"Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira. Ai u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.
Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë e Marokut në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullsinë e prekur", thuhet në deklaratë.