AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 10:19

"Këta më pushkatuan gjyshin!"/ Incident në Shkodër, qytetari i prish axhendën Benet Becit

"Këta më pushkatuan gjyshin!"/ Incident në

Në Shkodër, një incident ka ndodhur në ceremoninë që përkujton 77- vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat me lule duke i hedhur në rrugë, në shenjë revolte.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve.

"Këta më vranë gjyshin, pse kanë ardhur sot këtu?" dëgjohet duke thënë qytetari.