TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha ka thënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës, se forca e tyre politike do të angazhohet për të qenë më pranë njerëzve dhe se “obsesionin për karrige ua kemi lënë të tjerëve”, pavarësisht se e mbajti vulën e partisë me zor edhe pse është pakicë.
"Për shkak të rraskapitjes në beteja të brendshme, nuk u kushtuam vëmendje të mjaftueshme qytetarëve.
Për fëmijët e shqiptarëve dhe mirë-arsimimin e tyre. Për nxjerrjen nga kolapsi të shëndetësisë.
Për të krijuar kushtet që qytetarët të kenë punësim, paga më të mira, dhe kostot e jetesës të përballueshme.
Që familjet shqiptare të kenë një jetë të dinjitetshme, e të rinjtë të mos kenë frikë për të ndërtuar familjen e tyre këtu.
Ndaj na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrike. Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre, dera ku të trokasin për të gjetur zgjidhje për gjitha shqetësimet e mëdha e të vogla që ata kanë.
Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është e detyra jonë t’ju dëshmojmë qytetarëve se në përfundim të këtij riorganizmini, ne do jemi në krah të tyre, duke i shërbyer interesit publik", tha Basha.