TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka komentuar vendimin e qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit, ndërsa pohoi se ky fenomen ka vijuar veprimtarinë në rrugë informale.
Radonshiqi tha se pavarësisht se qeveria flet për një rikthim, bastet kanë qenë mes nesh edhe këto kohë.
“Qeveria ka thënë rikthimi i lojërave të fatit, ndërkohë që këtu kanë qenë, vetëm kanë funksionuar në mënyrë informale. Tani do të vendosin tifozët nëse do të shkojnë në tregun formal apo informal. A ka menduar qeveria sesa familje shqiptare do të cënohen nga ky vendim? Sepse bastet sjellin varfëri në familjet shqiptare, pasi shumë kryefamiljarë lënë paratë aty. Qeveria duhet të ketë edhe një plan për rehabilitimin e atyre personave që lënë gjithë buxhetin e familjes në këto baste.
Për sa kohë qeveria nuk i ka kontrolluar kur kanë ekzistuar këto formalet, do e ketë pak të vështirë kontrollin e tyre. Uroj që të funksionojnë edhe inspektimet, me qëllim që të kemi më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit dhe të shkojnë aty ku duhet”, u shpreh Radonshiqi për panoramatv.