AKTUALITET, 8 Shkurt 2022, 08:58

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, temperatura ulet deri në -5 gradë

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, temperatura ulet deri

Prej mbrëmjes së djeshme kanë rinisur reshjet e borës në qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës varion nga 10-25 cm.

Mbrojtja Civile bën me dije se në zona të veçanta të shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duma dëbore.

Aktualisht nuk ka reshje.

Ndërsa temperatura mesatare është -5 gradë. Në akset rrugore ndodhen borëpastrueset.

“Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore, në orët e paradites. Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët në vijim.

Puna do vazhdojë për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim.