AKTUALITET, 8 Shkurt 2022, 08:46

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

Bllokohet sërish Rruga e Arbrit! Arsyeja ka qenë trashësia e dëborës, e cila i ka kaluar 20 centimetra.

Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Nuk lejohet as kalimi i mjeteve në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe të mos pengojnë mjetet borëpastruese.

Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit bllokohet për këtë vit.

Moti i keq me ngrica dhe dëbora e rënë e cila ka arritur nivele të larta të trashësisë kanë qenë shkaktarë që për këtë vit shoferët dhe pasagjerët të përballen me vështirë në Rrugën e Arbrit.