TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj, për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.
SPAK pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.
Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.
'Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit', thuhet në njoftim.
Në Prokurorinë e Posaçme ishte hapur procesi i riemërimit të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vetë Hajnaj kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar, pasi më 31 gusht mandati i drejtores aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon.