TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Lapaj, ka deklaruar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mbetet me një mandat në Tiranë, siç ka gjasa të ndodhë, sipas numërimit të votave deri tani.
Lapaj tha se deputet do të jetë personi i dytë pas tij që ka marrë më shumë vota në Tiranë.
Edhe pse koalicioni i drejtuar prej tij, ka dështuar të marrë mandate parlamentare, Lapaj u përpoq të justifikojë disfatën te Fevziu, duke thënë se ka marrë vota në rang kombëtar dhe mund të rezultojë forcë e tretë.
I dyti më i votuari nga ky koalicion në Tiranë, pritet të jetë Endri Shabani, i cili me siguri do ta "mbërthejë" mandatin e Lapajt me urgjencë, pasi këto raste nuk i shpëtojnë kurrë.