TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parlamentare të 11 majit është drejt përfundimit, PS është në epërsi ndaj partive të tjera pasi ka marr deri më tani 82 mandate duke u ndjekur nga PD me 52 mandate.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në selinë e PS, ndërsa ditën e nesërme pritet që ai të mbajë fjalimin e fitores.
Ai është takuar me një grua të moshuar e cila po e priste prej orësh. Ajo i dha një letër me shqetësimin e shumë viteve për pronën.
Nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në selinë blu, ku në këto zgjedhje fundosi përfundimisht opozitën.
Deri më tani janë numëruar 95% e qendrave të votimit për votën brenda territorit shqiptar, ndërkohë që vota e diasporës po numërohet paralelisht dhe pritet të jetë përcaktuese në numrin e mandateve edhe në disa qarqe.
PS ka marrë deri më tani 686 469 vota në rang kombëtar, ndërkohë që Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë në rënie drastike në të gjithë vendin.
