TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GJKKO ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte bërë nga mbrojtësit e Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Andia Pustinës dhe shoqërisë Homeplan.
Vendimi u mor nga nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
“Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj. Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese.”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Kërkesa e parë për përjashtimin e gjyqtares u rrëzua më 28 Prill. Kalimi për gjykim i dosjes për aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët zvarritet prej 6 muajsh.