AKTUALITET, 13 Maj 2025, 11:00

Zgjedhjet e 11 majit/ PS në avantazh në votat e diasporës, Bejko: Janë më të organizuar, PD u mor me sherrin e brendshëm

Zgjedhjet e 11 majit/ PS në avantazh në votat e diasporës, Bejko:

Risia e këtyre zgjedhjeve ishte padyshim vota e Diasporës, numërimi i së cilës vijon ende në Parkun Olimpik ku kryeson me vota PS.

Roland Bejku tha se PS ishte më e organizuara në Diasporë, ndërsa PD u mor me sherrin e brendshëm.

“Vota e emigrantëve varet dhe nga mënyra si janë organizuar partitë. PS është më e organizuar në Diasporë, PD u mor me sherrin e brendshëm.

Edhe më parë nuk është se është dalluar, ka disa celula por jo të mirëfillta.

Vangjel Tavo është mjeshtër i organizimit të fushatave elektorale. Shumë pak deputetë e kanë", tha Bejko në ABC news.