AKTUALITET, 13 Maj 2025, 12:11

'11 maji'/ Ish-kreu i PD, thirrje Këlliçit të japë dorëheqjen: Të mbajë përgjegjësi për humbjet në Tiranë, mos na hap barkun duke thënë na vodhën

'11 maji'/ Ish-kreu i PD, thirrje Këlliçit të

Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kashar, Arsen Valisi, i ka kërkuar Belind Këlliçit që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e PD-së në Tiranë.

Ai i ka kërkuar Këllicit që të jap dorëheqjen dhe mos të nis me retorikën e përhershme se zgjedhjet u vodhën.

‘I bëj thirrje ‘ezmerit natyral’ drejtuesit të famshëm politik të Tiranës, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës, përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!

Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi, Demokratët nuk ta kanë borxh’, shkruan ai.