AKTUALITET, 25 Prill 2022, 19:38

Rezultatet/ Shpallen fituesit për kreun e PD-së në Mirditë, Devoll, Lezhë dhe Peqin

Rezultatet/ Shpallen fituesit për kreun e PD-së në Mirditë,

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.

Ka përfunduar gjithhashtu, procesi i votimit dhe numërimit të votave edhe në degën e PD-së në Mirditë.

Mësohet se fitues në këtë garë është shpallur Albert Melyshi me 312 vota. Aleksander Picaku mori 137 vota dhe Gjon Ndoj, 103.

Në Lezhë, kryetar i degës është shpallur Arben Ndoj i cili garonte përballë Alen Kolës dhe Anton Gjonit. 

Ndërkohë që në Devoll fitues është shpallur me 60.7% të votave Elvis Hajdërlli.

Të gjithë anëtarët u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së tyre, sipas parimit “një anëtar një votë”.