TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau nusen e djalit Merushe Hazizi ka treguar të vërtetën se si burri i saj u fut në dhomën e të resë nga dritarja.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo flet edhe për konfliktet e vazhdueshme mes 30 vjeçares dhe Xhevahirit.
Sipas saj, të dy edhe nusja, por edhe Xhevahiri nuk ia kursenin njëri-tjetrit, madje ajo thotë se i ka folur të dyve edhe burrit edhe Merueshe.
Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Unë i thosha lëri se ata duhen, lëri ç’ke me ta.
Pyetje: Pse nuk e donte Merrushen
Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Nuk e donte. Ai bam ajo bam. Isha këtu një ditë, nuk e donte. Unë i thashë mbaje ca gojën se je nuse, ai le të flasë. Merushja i thoshte Fationit që ne do bashkëjetojmë bashkë.
Pyetje: Fationi ka dhënë një dëshmi shumë të rëndë në media, ka thënë që dikur para dy tre vitesh Xhevahiri kur Merushja ka qenë në banesën tuaj ka ardhur në formën e shoqërisë për të fjetur, ka hyrë nga dritarja. Sa e vërtetë është kjo? Mbani mend ndonjë nga kjo?
Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Unë nuk e dija në mëngjes e mora vesh. Më tha nusja tjetër që këtu është puna. Mua Xhevahiri më tha që hyra për të trembur. I tha asaj çfarë kërkon që vjen këtu.
Pyetje: Nusja tjetër çfarë ju tha
Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Nusja më tha që kishte hyrë nga dritarja. Unë nuk dija gjë se ai flinte në dhomë më vetë. Kishim nja 20 vjet që ne flinim veç e veç.
Pyetje: Zhurmën e Merushes e dëgjove?
Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Jo nuk e dëgjova, e kishte mbyllur derën.