TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Joan Muçllari, djali i biznesmenit, që mbeti i plagosur ditën e sotme në Volorekë është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim të specializuar mjekësor.
Mësohet se, përveç plumbit në këmbë, ai është qëlluar edhe me thikë në pjesën e kokës.
Ai shkoi i plagosur në spital ku kërkoi ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që i tha policisë se ishte plagosur nga dy persona.
Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Muçllarit iu bë atentat edhe dy vite më parë në hotelin e tij në Volorekë, ndërkohë që babai i tij kërkoi mbrojtje nga policia duke deklaruar se dy djemve të tij u rrezikohet jeta.