AKTUALITET, 25 Prill 2022, 18:56

Shpërthimi i pakos së dyshimtë në Vlorë, reagon policia

Shpërthimi i pakos së dyshimtë në Vlorë, reagon policia

Policia e Shtetit ka njoftuar se brenda pakos së dyshimtë që u shpërthye në mënyrë të komanduar nga forcat xheniere në Vlorë, nuk kishte eksploziv, por vetëm një tako druri.

Fillimisht, policia dhe grupi hetimor dyshuan se brenda pakos së zezë, e cila ndodhej në mes të rrugës në afërsi të zonës së plazhit në Vlorë, mund të ndodhej lëndë eksplozive.

Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se  në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.