AKTUALITET, 25 Prill 2022, 16:29

Një i plagosur në Pogradec, në gjendje të rëndë në spital

Një i plagosur në Pogradec, në gjendje të rëndë

Një person i plagosur ka shkuar në spitalin e Pogradecit.

Plagosja ka ndodhur në afërsi të hotel "Kalaja", ndërsa i dëmtuari ka shkuar vetë në spital dhe ka deklaruar se është plagosur nga dy persona, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Personi ndodhet në reanimacion.

Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.