AKTUALITET, 25 Prill 2022, 16:51

Plagosja në Pogradec, policia jep detajet

Plagosja në Pogradec, policia jep detajet

Të tjera detaje janë bërë publike nga plagosja me armë zjarri në Pogradec, në lagjen “Voloreka”, ku mësohet se, i plagosur me armë zjarri tip pistoletë ka mbetur Joan Mucllari. 

I plagosuri ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar janë F.B dhe G.M.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.