TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan.
Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin do të vizitojë Zagrebin, Shkupin dhe Sofjen, ku edhe do të diskutohet lidhur me samitin BE-Ballkan në Sofje.
Më 25 shkurt, Varhelyi njoftoi zbatimin e paketës së parë të Planit Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne po lançojmë sot paketën e parë thelbësore sipas planit ambicioz ekonomik dhe investues të BE-së prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi në median sociale Twitter.
Ndër të tjera ai shtoi se janë 21 projekte të lidhjes së transportit, digjitalit, klimës, energjisë, me vlerë 3.2 miliardë euro, me 1.1 miliardë euro grante të BE-së.