TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Richard Grenell, këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër administratën e presidentit aktual Joe Biden lidhur me qëndrimet që ka mbajtur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai thotë se administrata e Biden ka shpallur "non grata" ish-kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.
"Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’ shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.
