AKTUALITET, 24 Prill 2022, 20:42

Rezultatet/ Shpallen fituesit për kreun e PD-së në Krujë dhe Degën 14 në Tiranë

Rezultatet/ Shpallen fituesit për kreun e PD-së në Krujë dhe

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD në degën 14 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD Dega 14 Tiranë  është shpallur Besim Kuka me 78% të votave.

Komisioni tha se është mbyllur procesi edhe për zgjedhjen e kryetarit të Degës së Krujës. Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar mes pesë kandidaturave është shpallur Xhevair Bilja me 41% të votave.

Të gjithë anëtarët u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së tyre, sipas parimit “një anëtar një votë”.