AKTUALITET, 24 Prill 2022, 19:12

Zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së në Belsh (Emri)

Zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së në Belsh (Emri)

Zgjidhet kryetari i ri i Degës së PD në Belsh. Komisioni i Rithemelimit bën të ditur se fitues është shpallur Flamur Cani me 94% të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.