TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka ndarë foto nga vizita e tij në qytetin italian Anagni, i konsideruar si qyteti i Papëve dhe paqes.
Meta shprehet se është i lumtur të dëgjojë prej kryetarit të bashkisë Daniele Natalia se komuniteti shqiptar është integruar më së miri dhe përfaqësues të tij janë kthyer në ikona suksesi në disa fusha të ndryshme.
“Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen e gjithanshme dhe për mikpritjen e ofruar për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, që kanë një kontribut të pamohueshëm për vetë zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë italiane.
I lumtur që gjatë vizitës në Bashkinë Anagni, në qytetin e Papëve dhe të paqes, të dëgjoja nga Kryebashkiaku Daniele Natalia se komuniteti shqiptar është integruar më së miri, që m’u pohua edhe në takimet që zhvillova me shumë përfaqësues të bashkësisë shqiptare që jetojnë këtu prej dekadash, jo vetëm të mirë integruar por edhe ikona suksesi në ekonomi, art dhe edukim.
Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve në Itali, urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy popujve tanë”, shkruan presidenti Meta.