TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtiqen të Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur F.A 46 vjeç, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit, teksa autori i plagosjes dyshohet se është E.M.
Shkak i plagosjes është bërë një çështje pronësie. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.